Home Aktualitet Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec, PD: Të dorëhiqet shkarkohet drejtuesi i komisariatit

Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec, PD: Të dorëhiqet shkarkohet drejtuesi i komisariatit

206
0
Sponsor

Kryetari i PD-së në Pogradec, Gentian Çela, ka hedhur akuza se është tentuar të fshihet vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga, që dyshohet se u dhunua brutalisht nga 29-vjeçari Denis Meçe.

Ai thotë se deklarata e parë e dalë nga Komisariati i Policisë në Pogradec, fshihte vrasjen e ndodhur në zonën më të populluar të qytetit duke e raportuar si vdekje natyrale”.

Sponsori ynë

Ndër të tjera, Çela theksoi se Pogradeci ka nevojë për siguri dhe një polici që mbron qytetarët nga krimi edhe kur kryhet nga njerëzit e pushtetit.

 

“Pogradeci është tronditur nga vrasja e një 42 vjeçari, babai i dy fëmijëve të vegjël.

I ndjeri Egli Proga ndërroi jetë pas dhunës barbare të shkaktuar nga Denis Meçe, familjar i një drejtuesi të Partisë Socialiste, i njohur për bëmat në korrupsion dhe përfitues tenderash në Bashkinë e Pogradecit.

Deklarata e parë e dalë nga Komisariati i Policisë në Pogradec, fshihte vrasjen e ndodhur në zonën më të populluar të qytetit duke e raportuar si vdekje natyrale.

Falë reagimit, presionit qytetar dhe dëshmitarëve okularë,  ngjarja u raportua dhe autori u ndalua.

Partia Demokratike, se pari i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes se të vrarit.

Në emër të qytetarëve të Pogradecit ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të drejtuesit të komisariatit Elton Halili, ndjekjen penale të tij për fshehje të krimit. Institucioni i cili duhet të parandalojë dhe zbulojë veprat penale, nuk mund t’i mbulojë ato për qëllime politike.

Jeta e qytetarëve është më e shtrenjte se interesi i partisë.

Policia e narkoshtetit është sot qartësisht e nënshtruar nga dora e krimit të veshur me pushtet, që merr jetë njerëzish të pafajshëm.

Pogradeci ka nevojë për siguri dhe një polici që mbron qytetarët nga krimi edhe kur kryhet nga njerëzit e pushtetit.

Pogradeci ka nevojë për qetësi, pa banda të mbështetura dhe promovuara që nga kreu i qeverisë prej 3 mandatesh dhe deri të patronazhisti lokal.

Mandatet e qeverisë së Edi Ramës janë kthyer në mandata për njerëzit e thjeshtë dhe leje për të vrarë për njerëzit e pushtetit.

Kjo duhet të marrë fund!

O sot, o kurrë!“, tha ai.

Sponsored b
Previous articleIntervista e motrës së viktimës Egli Proga në Pogradec
Next articleAvokati i popullit nis hetimet për vrasjen ne Pogradec