HomeAktualitetTrajner i ri dhe përgatitje për finalen e Superkupës, Laçi i rikthehet...

Trajner i ri dhe përgatitje për finalen e Superkupës, Laçi i rikthehet fushës së blertë

Surpriza e kësaj vere, ishte padyshim kalimi i Laçi në turin e dytë të Ligës së Europës, duke eliminuar skuadrën e Anorthosis. Me largimin e Laçit nga Europa, erdhi dhe largimi i teknikut të përkohshëm Besnik Prenga, i cili qëndroi me kurbinasit për afro 2 muaj.

laci e1531296085723

[the_ad id=”1672″]

Pas eliminimit, bardhezinjtë morën disa ditë pushim për të rifituar energjitë e humbura, ndërkohë që sot do të rikthehen në stërvitje, ku do të përgatiten për finalen e Superkupës së Shqipërisë që luhet në datën 12 gusht ndaj Skënderbeut.

Gjatë ditës së sotme, pritet që Laçi të emërojë edhe trajnerin e ri që do të përgatisë skuadrën për finalen dhe më pas për Kategorinë Superiore, ku ashtu si vjet, edhe këtë sezon, Laçi do të synojë kalimin në Kupat e Europës.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments