HomeAktualitetTë dehur dhe me shpejtësi deri në 167 km/h, në pranga 6...

Të dehur dhe me shpejtësi deri në 167 km/h, në pranga 6 shoferë

37981957 2225530247733334 813738191960932352 n

Policia njofton se ka arrestuar 6 drejtues mjetesh në Tiranë, pasi janë kapur me shpejtësi tej normave të lejuara, që arrinin deri në 167 km/h. Gjithashtu janë pezulluar leje drejtimi dhe janë vendosur disa gjoba.

“6 drejtues mjetesh janë arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur në nivele që variojnë nga 0.53 mg/l deri në 1.07 mg/l Janë pezulluar 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara që varionte deri në 167 km/h. Janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë ndaluar administrativisht 16 mjete për detyrime administrative të pashlyera.

Janë ndëshkuar 5 automjete për mosrespektim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara si dhe janë vendosur një numër i konsiderueshëm masash administrative për kundravajtje të ndryshme”, njofton policia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments