Home Aktualitet SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës

SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës

9
0
Sali berishës i hiqet non grata
Sponsor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr statusin “non grata” për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Burime nga Partia Demokratike konfrimojnë  se vendimi i Departamentit të Shtetit i është komunikuar kryetari të PD Berisha në një bisedë telefonike nga e ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy Van Horn.

Në 19 majin e vitit 2021, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken firmosi shpalljen “non grata” të liderit historik të demokratëve, ish-Kryeministrit Sali Berisha për korrupsion madhor. Berishës dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA.

Sponsori ynë

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha reagoi kundër këtij vendimi duke paditur për shpifje sekretarin amerikan të shtetit Blinken në gjykatën e Parisit,  por gjykata nuk i dha të drejtë.

Për shkak të sanksioneve që Shtetet e Bashkuara vendosën ndaj Sali Berishës, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi në 9 shtatorin e vitit 2021 ta përjashtojë nga grupi parlamentar.

Berisha reagoi kundër këtij vendimi duke nisur një lëvizje brenda Partisë Demokratike, lëvizje që përfundoi me shkarkimin e Lulzim Bashes dhe rikthimin e Sali Berishës në krye të PD.

Pas zgjedhjes së Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, PD filloi përpjekjet për heqjen e sanksioneve ndaj Sali Berishës.

  • Një vit më parë PD kontraktoi një kompani lobimi “Continental Strategy” me një pagesë 250 mijë dollarë në muaj . Në kontratë shkruhej se “Continental Strategy” do të ndihmojë PD-në në krijimin e kontakteve me zyrtarë të qeverisë dhe Kongresit amerikan, për promovimin e kauzave si lufta kundër korrupsionit dhe reformat  në interes të marrëdhënieve SHBA- Shqipëri, por mes rreshtave lexohej se pjesë e punës së kësaj kompanie do të ishte edhe heqja e sanksioneve ndaj lideri historik të demokratëve Sali Berishës.

Burimi:VizionPlus

Sponsored b
Previous articleNë emër të policit të rënë në detyrë Enea Mekolli hapet një pus bamirësie

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.