Në Dësmirë në orën 19:09 ra një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës rihter, ndërkohë që ky është tërmeti i 16-të që bie qysh mbrëmë në juglindje.
Tërmeti është ndjerë padyshim në gjithë pjesën juglindore, por nuk raportohet për dëme.
Banorë të qarkut të Korçës janë të frikësuar për orët e natës që po afrojnë, atje ku edhe tërmetet janë më të frikshme.

