Home Aktualitet Referendumi, grekët i thonë “JO” masave shtrënguese të ndërkombëtarëve. Tsipras: Treguam se...

Referendumi, grekët i thonë “JO” masave shtrënguese të ndërkombëtarëve. Tsipras: Treguam se demokracia s’mund të kërcënohet

669
0
Sponsor

GREQI-
Grekët kanë mbyllur referendumin duke u thënë JO masave shtrënguese të ndërkombëtarëve. Të paktën nga 38% e votave të numëruara më shumë se 61% e votuesve i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit Tsipras për të mos pranuar marrëveshjen e ofruar nga Trojka në këmbim të ndihmës financiare.

Menjëherë pas publikimit të rezultateve të referendumit Tsipras u shpreh se demokracia nuk mund të kërcënohet. Ai theksoi se qeveria greke është gati të votojë një plan të ri reformash. “Treguam se demokracia nuk mund të kërcënohet. Nesër nisim negociatat me ndërkombëtarët. Jemi gati të votojmë një plan reformash. Nesër do diskutojmë edhe pikëpamjet e tyre. Gati të punojmë q ëtë rregullojmë sistemin tonë bankar.”- u shpreh Tsipras.

Sponsori ynë

Zëdhënësi i qeverisë greke Gabriel Sakellaridis tha për një television grek se negociatat duhet të përmbyllen brenda 48 orëve. Sipas tij, kryeministri do të vijojë të marrë iniciativa që nga nata e sotme , në mënyrë që të arrihet një marreveshje sa më shpejt të jetë e mundur.I pyetur nëse bankat do të hapen nesër, ai tha se banka qëndrore do të zhvillojë një takim lidhur me ketë cështje. Ai tha se Banka e Greqisë do të bëjë një kërkesë mbrëmjen e sotme, duke besuar se ka argumenta në favor të rritjes së likujditetit .

Ministri i Financave Jani Varufakis tha se pergjigja e referendumit eshte nje “Po” e madhe per nje Europe demokratike. Për të Grekët dërguan një mesazh të qartë,duke u thënë “Jo” masave shtrënguese, dhe “Po” reformave reale. “ Nga nesër fillojmë punën me partneret për të gjetur gjuhën e përbashkët. Nga nesër fillon shërimi i plagëve. Greqia do të luaj rol pozitiv në negociata,”-u shpreh pas daljes së rezultateve të referendumit Ministri grek i Financave.

Sakaq mësohet se kryeministri Tsipras ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez Hollondë, si dhe me kreun e Bankës Qëndrore Europiane Mario Draghi. Pas rezultatit përfundimtar të referendumit ditën e hënë pritet gjithashtu edhe takimi i ministrave të Financave të Eurozonës ku do të mbahet një qëndrim lidhur me Greqinë. Menjehere pas projeksionit të votave kreu i partisë opozitare, ish kryeministri Samaras, njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i partisë

Sponsored b
Previous articleSemundjet qe fitohen nga mishi i derrit!
Next articleRënie në bursa pas “jo”-së greke. Euro zhvlerësohet ndaj dollarit