Home Aktualitet Pogradec/ Shefi i Komisariatit tenton t’i “shpëtojë” opinionit publik, pas vrasjes në...

Pogradec/ Shefi i Komisariatit tenton t’i “shpëtojë” opinionit publik, pas vrasjes në Pogradec, sajon arrestimin e rradhës…

107
0
shefi i komisariati pogradec
Sponsor

Vetëm pak orë pasi u zbardh ngjarja e vrasjes së 41-vjeçarit Egli Proga në Pogradec, një ngjarje tjetër është raportuar ku duket se policia e Pogradecit ka vënë në pranga shtetasin Spartak Çela i shpallur në kërkim prej disa vitesh.

Kjo situatë e menjëhërshme raportuar dhe në media se i gjithë aksioni është drejtuar nga shefi i Komisariatit të Pogradecit, duket se ka për qëllim që t’i rregullojë imazhin tashmë të “shkatërruar” pas ngjarjes që u tentua të fshihet nga ky i fundit për vrasjen e babait të dy fëmijëve mbrëmjen e djeshme. Nuk dihet nëse Policia e Pogradecit do të vazhdojë të arrestojë dhe shtetas të tjerë në kërkim të cilët çdo ditë kalojnë nën undën e policisë lokale.

Sponsori ynë

 

Sot është kërkuar masivisht në rrjete sociale ristrukturim i Policisë së Pogradecit, që nga drejtuesi i Komisariatit Elton Halili dhe deri tek shefi i krimeve në këtë komisariat. Ende nuk ka nisur për ta një hetim nga AMP, ku faktikisht ata që tentuan të fshehin ngjarjen janë pikërisht drejtuesit e këtij institucioni duke shpërdoruar detyrën dhe duke fshehur një krim për më tepër se 12 orë.

Lajmi për vënjen në pranga të Spartak Çelës, i cili është bërë publik në disa prej mediave, duket se është kuruar dhe autorët janë kujdesur që ta konsiderojnë “hero” shefin e komisariatit të Pogradecit, ku qëllimshëm nga ana e këtij të fundit janë përcaktuar dhe mediat ku do të dalë lajmi paraprakisht, gjysëm i përgatitur nga vetë komisari në detyrë.

Qytetarë në rrjete sociale pas ngjarjes kanë bërë të ditur se do të protestojnë deri në largimi e të parit të bluve në Pogradec, ndërsa ngjarje të tilla duket se nuk e rikthejnë më besimin e publikut tek policia pa pasur më hërët ndryshime në rangun drejtues.

Sponsored b
Previous articleAvokati i popullit nis hetimet për vrasjen ne Pogradec
Next articleVOA: Vrasja e një qytetari në Pogradec fut në polemika policinë, opozitën dhe Avokatin e Popullit