Home Aktualitet Pistë e re për Armando Brojën, e do skuadra tjetër e Premier...

Pistë e re për Armando Brojën, e do skuadra tjetër e Premier League

399
0
Sponsor

Armando Broja vazhdon të jetë një temë mjaft aktuale në futbollin anglez, ndonëse në kohët e fundit nuk ka arritur të tundë rrjetën me aq rregullsi sa në pjesën e parë të sezonit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është një objektiv i merkatos së futbollistëve dhe duket se klubi i Uest Hemit është gati të bëjë gjithçka për të siguruar firmën e tij.

Devid Mojes, ish-trajneri i Mançester Junajtidit, i cili aktualisht drejton Uest Hemin, ka piketuar Brojën si një emër i cili mund të garantojë repartin e avancuar për shumë vite. Fillimisht ai tentoi ta blinte në janar, por nuk pati sukses e mendon se as në këtë verë nuk do të sigurojë firmën e tij nëse i kërkon Çelsit që t’i shesë kartonin e futbollistit.

Sponsori ynë

Por sipas mediave pranë klubit, tek Uest Hem janë të bindur se zgjidhja do të ishte huazimi për një sezon me të drejtën për të blerë kartonin e tij në  verën e vitit 2023. Me ndryshimet e mëdha që po kalon Çelsi, kjo shihet si mundësia e vetme për të siguruar Brojën, pasi mendohet se Tuhel do të kërkojë edhe më shumë kohë për të vlerësuar lojtarin, derisa të mësohen me qartësi planet e drejtuesve të rinj të londinezëve.
Sponsored b
Previous articleRrahu burrin, kunatin dhe vjehrrit, flet nusja nga Librazhdi: Doja të merrja dhi e pula në shtëpi
Next articleErdogan: Turqia nuk e mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO