Sponsor
Efektivi i policisë Edison Adri del nga koma, gjendja shëndetësore paraqitet më e stabilizuar
Burime për Caushlia.com nga të afërm të tij dhe nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se efektivi i policisë, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur tre ditë më parë në Lozhan të Korçës, ka dalë sot nga gjendja e komës.
Gjendja e tij shëndetësore paraqitet më e stabilizuar krahasuar me ditët e mëparshme, ndërsa vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
Sponsori ynë
Efektivi u plagos gjatë ngjarjes së ndodhur në Lozhan të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Sponsored b






