Home Aktualitet Pajisja e veçantë që gjeti policia në vendin ku humben jeten dy...

Pajisja e veçantë që gjeti policia në vendin ku humben jeten dy turistët e huaj, mund te kete regjistruar..

909
0
Sponsor
Dy turistë polakë humbën jetën dje pasi motori i tyre u përplas me një mjet.

Waldemar Makowska 45 vjeç dhe Marta Makowska 42 vjeçe, bashkëshortë, pasi kishin vizituar disa qytetet të Shqipërisë, çifti bashkëshortor po udhëtonin me motorin e tyre drejt Shkodrës me destinacion alpet e veriut por pësuan një aksident të rëndë në kufirin që ndan Shkodrën me Lezhën.

Ata u përplasen me një automjet tip Golf 5 që drejtohej nga një 27-vjeçar nga Puka. Pamjet tregojnë se përplasja ka qenë aq e fortë sa pjesët e motorit janë shpërndarë në të gjithë rrugën.

Sponsori ynë

Drejtuesi i automjetit, të cilin rezulton ta ketë marrë me qira në Shkodër, ju nënshtrua testit të alko olit, ku rezultoi i pastër. Ai u shoqërua në komisariat ku do të merret në pyetje mbi rrethanat e këtij aksidenti.

Në vendin e ngjarjes është gjetur nga policia edhe një pajisje filmimi “Go pro” që përdorej nga turistët. Ajo do të ekzaminohet për të parë nëse e ka të regjistruar momentin e aksidentit.

Sponsored b
Previous articleRama habit me vendimin e fundit: Edhe biletat e urbanit online, s’do ketë më..
Next articleRama: SPAK e ka derën hapur për mua dhe për PS