Home Aktualitet “Në një zonë të trurit jam duke përgatitur jetën tjetër se nuk...

“Në një zonë të trurit jam duke përgatitur jetën tjetër se nuk do ngordh në timon”

210
0
Sponsor

Kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë” të Arian Çanit ka deklaruar se ndonëse po punon fort për të fituar një mandat tjetër qeverisës, ka menduar edhe për tu larguar nga politika.

[the_ad id=”1150″]

Sponsori ynë

Ai zbuloi edhe emrin e një personaliteti botëror, që e kishte këshilluar për mënyrën se si duhej të tërhiqej nga pushteti, pa ia kërkuar të tjerët largimin.

“Kam pasur një jetë më përpara, e kam shijuar shumë.

Nuk erdha në këtë jetë se ajo s’më pëlqente.

Në një zonë të trurit jam duke përgatitur jetën tjetër se nuk do ngordh në timon”, tha kryeministri.

Pasi Çani e ngacmoi duke i thënë se nuk e kishte të vërtetë këtë frazë, kryeministri shtoi:

“Është diçka që ka kohë që e përgatis.

Është shumë e rrezikshme të presësh momentin kur të tjerët thonë ik.

Kam pas biseda interesante me liderë që i kam admiruar shumë.

Kam dashur ta kuptoj këtë.

Njëri prej tre më tha (Joschka Fischer, ish-ministri i Jashtëm gjerman) më ka thënë se ky është një proçes shumë i shëndetshëm kur nis ta përgatisësh më herët”, tha Rama.

Sponsored b
Previous articleRihetimi i Skënderbeut/ Takaj: Jam i habitur, UEFA na shpërbleu…
Next articleBerisha: Nëse Basha humb, në korrik zgjidhet kreu i ri i PD-së