Home Aktualitet Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e Duamenës, reagon Egnatia: Kapiteni që...

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e Duamenës, reagon Egnatia: Kapiteni që luftonte në çdo betej

143
0
Duamena-Egnatia
Sponsor

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e Duamenës, reagon Egnatia: Kapiteni që luftonte në çdo betejë u largua si hero nga kjo botë e pa drejtë

 

Futbolli shqiptar u trondit mesditën e sotme për humbjen e sulmuesit dhe kapitenit të Egnatias, Rafael Duamena. 28-vjeçari ganez, ndërroi jetë pas një ataku kardiak në fushën e futbollit, teksa po luante në ndeshjen Egnatia-Partizani. 

Sponsori ynë

 

Duamene ishte një ndër të huajt më cilësorë që ka zbarkuar në futbollin shqiptar. Sulmuesi ganez, autor i 8 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren afrikane, firmosi me Egnatian në janarin e këtij viti, teksa u shndërruar menjëherë në një lider.  

Ndërkohë së fundmi, klubi rrogozhinas, ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale, në lidhje me ndarjen nga jeta të Duamenës, teksa në emër të presidentit Demrozi i ka shprehur ngushëllime famjljes së kapitenit.  

DEKLARATA E PLOTË E EGNATIAS:  

 

Klub Futboll Egnatia, minuta e 25-të e ndeshjes me Partizanin ishte një moment paniku për të gjithë ne pasi kapiteni ynë Raphael Dëamena u shemb në tokë duke na lënë të gjithve pa fjalë.  Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga stafet mjekësore në fushë dhe në Spitalin e Rrogozhines Dëamena nuk arriti të mbijetoj.  

Kapiteni që luftonte në çdo betejë nuk arriti sot të mposhte atakun kardiak duke u larguar si hero nga kjo botë e pa drejt.  Klubi në emer të presidentit Agim Demrozi i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes së kapitenit të ndier Raphael Dëamena dhe falënderon të gjithë opinionin sportiv për solidarizimin e dhënë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KFEgnatia (@egnatia.al)

 

Sponsored b
Previous articleNdarja tragjike nga jeta e Duamenës, Shakohoxha: Zoti ju dënoftë more vrasës
Next articleNdarja nga jeta tragjikisht e Duamenës, ish-kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet: Të mori në qiell ëndrra jote