Home Aktualitet Lajmi i fundit! Lihet i lirë shqiptari që vrau kunatin, vajzat...

Lajmi i fundit! Lihet i lirë shqiptari që vrau kunatin, vajzat e tij shpërthejnë në lot

174
0
fatmir tarrellari
Sponsor

Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin pasi zbuloi se ai i kishte përdhunuar e shantazhuar vajzën prej disa vitesh, është lënë i lirë.

Hetuesit dhe prokurorët e ngjarjes së ndodhur në Volos, Greqi, kanë rënë dakord që 50-vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, përdorim të armës dhe armëmbajtje, të lihet përkohësisht në arrest shtëpie në shtëpinë e vajzës së tij, derisa këshilli gjyqësor të vendosë për të.

Vajzat e 50-vjeçarit shpërthyen në lot kënaqësie dhe gëzimi pas vendimit për ta liruar me kushtin e vetëm kufizues, qëndrimin në shtëpi. 50-vjeçari së bashku me avokatët e tij dolën para prokurorit për rreth dy orë.

Sponsori ynë

Alexis Kougias , njëri nga dy avokatët e të pandehurit, në deklaratat e tij më herët dhe para se babai i 18-vjeçares të lirohej, kishte deklaruar se 50-vjeçari nuk është kriminel, çështja ka qenë e vështirë dhe duhet të evidentohen rrethanat reale të krimit, dhe personaliteti i autorit për të dhënë një vendim përfundimtar.

Sponsored b
Previous articleFundi i shkurtër i Dinamo “City”, themelohet klubi “satelit” i Manchester City në Shqipëri
Next articleHabit Meri Shehu: Kam shëruar Berlusconin!