Home Aktualitet La dy fëmijë jetim në Pogradec, Denis Meçe “shpëton” me gjobë ose...

La dy fëmijë jetim në Pogradec, Denis Meçe “shpëton” me gjobë ose 5 vite burgim

112
0
denis mece
Sponsor

Egli Proga nuk jeton më. Jeta e tij u pre në mes mesditën e të dielës në Pogradec pas dhunës barbare të ushtruar nga 29-vjeçari Denis Meçe.

 

Për habi, Prokuroria e Korçës ka vendosur që Denis Meçe të përballet me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”, e cila mund të çojë në një dënim maksimal prej pesë vitesh burgim, ose edhe me gjobë.

Sponsori ynë

Kjo vendimmarrje ka ngritur shumë dyshime, pasi fillimisht Policia e kishte referuar ngjarjen në Prokurori si “vrasje me dashje”, një akuzë që mund të kishte sjellë një dënim prej 10 deri në 20 vjet burgim.
Ndërkohë, për tre të arrestuarit e tjerë të lidhur me këtë ngjarje, Voltan Shulkun, Arian Manellarin dhe Leonidha Gucen, gjykata vendosi masën e “detyrimit për t’u paraqitur”.

Egli Proga u vra pasditen e së shtunës nga Denis Meçe, pas një konflikti të çastit midis tyre. Ngjarja e rëndë, u raportua fillimisht si aksidentale, por më vonë hetimet zbuluan se ai ishte rrahur për vdekje nga Meçe.

Sic raportuam edhe më parë, zanafilla e kësaj ngjarje dyshohet se ka lidhje me gjobëvënien, ku autori Denis Meçe ka nisur konfliktin me të riun pasi ai nuk ka pranuar që t’i japë xhiron ditore që kishte bërë nga biznesi i tij.

42 vjeçari, Egli Proga ka thënë se nuk mundet që të ja japë ato para, pasi të ardhurat i nevojiten për familjen e tij dhe dy fëmijët e mitur. Refuzimi i pagesës, ka bërë që autori i vrasjes, Meçe ta godasë atë disa herë, por një grusht në anën e majtë të kokës duket se ka rezultuar fatal për jetën e Egli Progës.

Sponsored b
Previous articleVrasja e Egli Progës në Pogradec, Rrumbullaku: S’ka lidhje me gjobvënien, por konflikt i çastit
Next articleImane Khelif nis “luftën”, kallëzim penal për Donald Trump, Elon Musk dhe J.K Rowling