Kukësi e humbi 5-2 ndeshjen e parë me Torpedo Kutaisi të Gjeorgjisë në Europa League, por shpresat për kualifikim nuk janë. Me një postim të fundit, klubi verior u kërkon ndihmë tifozëve për ndeshjen e kthimit javën e ardhshme, ku do të bëhen të gjitha përpjekjet për t’u hakmarrë ndaj gjeorgjianëve për sjelljen e tyre në ndeshjen e parë.
Ja njoftimi i klubit kuksian në faqen e tij:
“Të gjithë bashkë, ia dalim! FK Kukësi fton të gjithë tifozët kuksianë, por edhe tifozë të tjerë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit për të mbështetur skuadrën në ndeshjen e kthimit kundër ekipit gjeorgjian Torpedo Kutaisi, sfidë që do të luhet më 16 gusht në “Elbasan Arena”, në orën 19:00. Kukësi regjistroi rezultat negativ në ndeshjen e parë, ndikuar nga shumë faktorë. Gjeorgjianët përdorën lloj-lloj strategjish dhe ia dolën, por nuk ka mbaruar.
Duke pasur mbështetjen maksimale të tifozërisë, djemtë do të jenë akoma më të motivuar për të bërë përmbysjen e madhe. FK Kukësi beson se prania e tifozërisë është vendimtare në ndeshjen e kthimit. Të gjithë bashkë do ia dalim, mos mungoni!