Kukësi, pasi ka qëndruar dy ditë pushim, pas stresit që kanë përjetuar lojtarët në ndeshjen e parë e cila u ndërprerë, pas goditjes së lojtarit të polakëve të Legias, sot do t’i rikthehet stërvitjes. Në radhët e stafit dhe futbollistëve, tashmë pritet me ankth vendimi i sfidës dhe ata ende nuk duan që ta besojnë atë që ka ndodhur, aq më tepër që skuadra ishte në kulmin e saj dhe po përgatitej që të përsëriste suksesin e dy viteve më parë kur shko deri në turin e katërt. Gjithsesi, të gjithë shpresojnë shumë që të ketë një dënim minimal nga UEFA dhe për këtë u duhet që të presin të paktën deri nesër, kur edhe zyrtarisht do të shpallet vendimi. Sot, Kukësi, pas dy ditëve pushim, do t’i rikthehet stërvitjes dhe do të nisë përgatitjet për ndeshjen e dytë….
LOJTARËT – Presidenti i klubit të Kukësit, Safet Gjici, mund të largohet nga ekipi kuksian dhe të marrë drejtimin e një skuadre tjetër. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Gjici, i cili e ka thënë hapur enkas për “Sport Ekspres”, dhe e ardhmja e tij do të varej shumë edhe nga vendimi që do të jepte UEFA. Gjici, ashtu si dhe stafi, lojtarët apo tifozët, më shumë se kushdo tjetër, po pret ditën e nesërme, për të mësuar vendimin dhe më pas për të marrë edhe një vendim, megjithatë presidenti i kuksianëve shpreson shumë që të vihet “dora në zemër”, sidomos për investimet kolosale, por edhe të ardhmen akoma më të mirë që e pret skuadrën e tij. Gjithsesi, krahas vendimit, ku thuhet se do të jetë i rëndë për skuadrën e Kukësit, lojtarët janë mjaft të tronditur sidomos nga deklarata e presidentit të tyre, i cili ka lënë të hapur opsionin për të mbyllur financimin tek kuksianët, në qoftë se UEFA dënon rëndë Kukësin. Ata janë të hallakatur, madje nga bisedat që kemi pasur me disa prej tyre, ata që janë në kontratë por edhe të tjerë që u përfundon kontrata me ndeshjet europiane, janë hallakatur dhe të gjithë shpresojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë duke qenë se me Gjicin e kanë edhe më të sigurt të ardhmen e tyre. Gjithsesi, e hëna do të zbardhë shumë dilema për kuksianët dhe sidomos lojtarët, aq më tepër që po afrohet edhe dita e startit të kampionatit të Superligës.