Reklamë

Jamarbër Malltezi ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.

Këto janë pamjet që vijnë nga seanca gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme.

 

jamarber malltezi 1 1
Malltezi ne Gjykate

 

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua të shtunën me urdhër të SPAK. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani.

Akuzat penale të ngritura nga SPAK:

Sali Berisha – Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë kryer në bashkëpunim, (neni 260 ) dhe 25 i K.Penal

Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv në bashkëpunim (neni 260) dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, (neni 287) i K.Penal;

Fatmir Bektashi – Korrupsion aktiv dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, (neni 287) i K.Penal