Home Aktualitet Enea Mekolli nuk arriti të qëllonte asnjë plumb!

Enea Mekolli nuk arriti të qëllonte asnjë plumb!

24
0
enea mekolli edison adri
Sponsor

Edison  Adri ka qëlluar të paktën 6 herë në përpjekje për ti dhënë ndihmë kolegut të tij

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj vrasjes së efektivit Enea Mekolli.

Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, zbulon se sipas dosjes hetimore, arma automatike e efektivit të vrarë u gjet pranë trupit të tij me 29 fishekë në krehër dhe një tjetër në folenë e fishekut, çka sipas ekspertëve tregon se ai nuk ka kryer asnjë qitje gjatë operacionit.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja që t’i përkasin armës së Enea Mekollit, ndërsa në zonë janë sekuestruar dhjetëra gëzhoja të kalibrit 7.62 milimetra, të cilat dyshohet se janë qitur kryesisht nga arma automatike e autorit të dyshuar, Violand Braçellari.

Sponsori ynë

Sipas dosjes, forcat e policisë kishin organizuar një operacion për kapjen e Braçellarit pas një kallëzimi për dhunë dhe kanosje me armë. Në momentin që efektivët po rrethonin stallat ku ai qëndronte, Braçellari dyshohet se ka hapur zjarr ndaj tyre.

Si pasojë, mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli, ndërsa u plagos punonjësi i policisë Edison Adri. Ky i fundit rezulton të ketë përdorur armën e shërbimit, nga e cila, sipas hetimeve, janë kryer të paktën gjashtë qitje në përpjekjë për ti dhënë ndihmë kolegut të tij.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se shkëmbimi i zjarrit mes autorit të dyshuar dhe forcave të policisë ka vijuar pas momentit kur Enea Mekolli ishte goditur për vdekje. Hetimet dhe ekspertizat balistike pritet të përcaktojnë me saktësi dinamikën e plotë të ngjarjes.

Para stallës u gjet edhe një armë automatike model 56 me 23 fishekë në krëhër dhe një fishek në folenë e armës, që dyshohet i përket policit të plagosur Edison Adri ; pranë ishin jelek antiplumb, radio dore dhe copa të tjera të ndotura me gjak, të sekuestruara si prova materiale. Në vend janë sekuestruar gjithsej edhe gëzhoja 9 mm GECP LUGGER dhe disa armë dhe jelekë të policisë, të paraprirë për ekspertim balistik.

Sponsored b
Previous articleEdi Rama ka reaguar këtë mbrëmje në X, duke deklaruar se protesta kundër investimit në Zvërnec ka pasur rreth 2,000 pjesëmarrës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.