Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Pirg, Maliq. 14-vjeçari ka goditur me thikë bashkëmoshatarin Erald Xhejo, duke i shkaktuar vdekjen, kurse vetë mbeti i plagosur. Ngjarja në ambientet e lokalit të fshatit. Viktima nga fshati Zvirinë, autori nga Leminoti
Korçë– Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Pirg të Maliqit.
Një 14-vjeçar ka goditur me thikë bashkëmoshatarin pas një sherri në lokal, informon Policia e Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme (14 gusht)
I mituri me inicialet Erald Xhejo, ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa tjetri është duke marrë mjekim, nën mbikëqyrjen e Policisë.
Gazetari Armand Braho, informon se viktima është nga fshati Zvirinë, kurse autori nga fshati Leminot, teksa mbetet për t’u sqaruar arsyeja e prezencës së tyre në zonën e Pirgut.
Paraprakisht informohet se gjatë sherrit të miturit janë përleshur me thika mes tyre dhe kanë marrë të dy plagë. Rrethanat dhe dinamika mbeten ende të panjohura dhe po hetohen.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.
(Lajm në përditësim…)
