Home Sport Futboll E jashtëzakonshme: Shqipëria në 10 më të mirat

E jashtëzakonshme: Shqipëria në 10 më të mirat

995
0
Sponsor

E përditshmja angleze Daily Mail ka analizuar sot fazën e grupeve dhe paraqitjen e secilës kombëtare në Europian, duke vënë nota për secilën skuadër, me notën A si më të lartën. Me A me yll, duke qenë kombëtaret më të mira në absolut deri tani, janë përzgjedhur vetëm Kroacia e Islanda.

Me A janë vlerësuar Hungaria e Irlanda e Veriut, ndërsa me A- është vlerësuar Uellsi. Me B+ janë vlerësuar Italia e Polonia, ndërsa pas tyre me B janë vlerësuar Gjermania, Sllovakia e Shqipëria.

Sponsori ynë

Gjithë kombëtaret e mbetura janë vlerësuar me notë më të ulët, ndërsa kombëtaret me notën më të ulët nga të gjitha, notën F, janë Austria, Rusia e Ukraina. Për Shqipërinë, Daily Mail shkruan:

“Një prej dy humbësve të pafat që e mbylli në vendin e tretë dhe nuk ia doli të kualifikohej, Shqipëria i tejkaloi gjithë pritshmëritë, edhe pse nuk mundi të kalonte.

Impresionues, edhe pse luajti me 10 lojtarë në humbjen ndaj Zvicrës, shqiptarët mbajtën Francën 0-0 për 90 minuta dhe pastaj fituan ndeshjen finale, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Një turne i mirë dhe diçka nga e cila vërtet mund të ndërtohet e ardhmja. Nota: B”.

The post E jashtëzakonshme: Shqipëria në 10 më të mirat appeared first on Lajme Sportive nga vendi e bota – Qiriu.net.

Powered by WPeMatico

Sponsored b
Previous articleKombëtarja rikthehet në Tiranë, nga UEFA vjen diçka e bukur
Next articleTë gjithë i quajtën heronj sot, vetëm njërin tradhëtar