Home Aktualitet BORDI MERR VENDIMIN: “JA ME SA DO TË SHITET NGA SOT NAFTA,BENZINA...

BORDI MERR VENDIMIN: “JA ME SA DO TË SHITET NGA SOT NAFTA,BENZINA E GAZI(ÇMIMET)

328
0
Sponsor

Bordi i Transparencës ka vendosur për çmimet e reja të naftës dhe benzinës duke filluar nga pasditja e sotme. Krahasuar me më parë, çmimi i naftës është rritur me 5 lekë/ litër, kurse i benzinës me 10 lekë/ litër. Mësohet se nga sot, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, një litër naftë do të shitet me 237 lekë, kurse një litër benzinë me 234 lekë. Ndërkohë, një litër gaz do të shitet me 90 lekë për litër, me përjashtim të atij që përdoret për gatim, të cilit do t’i zbritet akciza.

Bordi i Transparencës në datë 14 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Sponsori ynë

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën)

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

 

Sponsored b
Previous articleVIDEO/ Dinamo bie zyrtarisht në të Parën, Tirana fiton edhe klasiken, Egnatia në Play Out
Next articleShiste kokainë në rrugë/ Arrestohet 24-vjeçarja Pogradecare …edhe shokun ia prangosën një muaj më parë…