Sponsor
Një nismë prekëse bamirësie është realizuar në kujtim të efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë një operacioni kundër krimit.
Sipas një njoftimi të shpërndarë nga miq dhe besimtarë që e kanë njohur nga afër, në emër të tij është hapur një pus uji në një zonë ku banorët përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Kjo vepër është realizuar si një sadaka e vazhdueshme (sadaka xharije), me shpresën që çdo njeri që do të përfitojë prej këtij burimi uji të jetë shkak për shpërblim të vazhdueshëm për të ndjerin.
Sponsored b






