Home Aktualitet 4 akuzat që rëndojnë mbi Mark Frrokun

4 akuzat që rëndojnë mbi Mark Frrokun

768
0
Sponsor

Policia e Durrësit ka dhënë versionin zyrtar në lidhje me konfliktin në Kepin e Rodonit ku bën me dije se janë arrestuar 8 persona, mes tyre edhe ish-deputeti Mark Frroku.

 

Sponsori ynë

Sipas informacione rezulton se Mark Frroku akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, te kepi i Rodonit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: B. K., E. R., O. R. dhe Y. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “ Vetëgjyqësia”;

 

M. F., A. L., P. D. dhe M. L., për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim.

Sponsored b
Previous articleKonflikti tek ‘Kepi Rodonit’, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku
Next articleHikrra, një nga ushqimet më të shëndetshme që nuk po hamë