HomeAktualitet104 të infektuar: Harta zgjerohet edhe me Shkodrën dhe Vlorën

104 të infektuar: Harta zgjerohet edhe me Shkodrën dhe Vlorën

c0481846 wuhan novel coronavirus illustration splNë 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 104 numrin e të prekurve.

Në komunikimin e përitshëm për publikun, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Ogerta Manastirliu konfirmoi se harta e prekjes nga koronavirusi është zgjeruar dhe bëri apel për qytetarët të respektojnë masat e distancimit social.

“Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja pozitive, në 45 testime të kryera. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet tashmë edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit. Kemi dhe një lajm të mirë në këto ditë të ngarkuara, sot kanë lënë shërbimin infektiv dhe 2 pacientë të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e të shëruarve”, bëri të ditur Manastirliu.

sars cov 19

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: 

•       Tiranë 68 qytetarë
•       Durrës 7 qytetarë
•       Lushnje 2 qytetarë
•       Elbasan 2 qytetarë
•       Fier 12 qytetarë
•       Rrogozhinë 2 qytetarë
•       Kavajë 3 qytetarë
•       Korcë 3 qytetarë
•       Vlorë 4 qytetarë
•       Shkodër 1 qytetar

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments