HomeAktualitetArrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Është arrestiar nga forcat RENEA, Kristjan Sterjo, autori i dyshuar i vrasjes së 20 vjeçarit Joan Zuka në Korçë.

Arrestimi i të riut u bë në afërsi të banesës së vet autori i dyshuar i krimit makabër në Korçë, Kristjan Sterjo.

Sterjo ka qenë në kërkim gjatë gjithë pasdites nga ana e forcave RENEA dhe policisë së Korçës, ndërsa këta të fundit kanë marrë informacion se do rikthehej në banesën e vet për tu furnizuar me para.

Kristjan Sterjo është një nga të rinjtë më problematike të qytetit të Korçës ndërsa njihet për jetën e tij të shkujdesur.

Kristjan Sterjo ka qenë më parë i arrestuar për plagosje me thikë ndërsa në rrjetet e tij sociale postonte foto dhe video duke u mburrur për jetën e tij duke sfiduar policinë dhe ligjin.

Ngjarja ka ngritur në alarm qytetarët e juglindjes për sigurinë publike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here


Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.