Një person nga fshati Libonik i Maliqit ka tentuar t’i japë fund jetës, duke përdorur merkurin e disa termometrave.
Pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, personi pritet të dërgohet në Tiranë.
Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.tentoi



