HomeAktualitetJa si ndodhi ngjarja tragjike në liqenin e Pogradecit, zbardhen detaje për...

Ja si ndodhi ngjarja tragjike në liqenin e Pogradecit, zbardhen detaje për 30-vjeçarin nga Maliqi

Pas disa minutash kërkimesh, trupi i 30-vjeçarit nga fshati Libonik, në Bashkinë Maliq, është nxjerrë nga ujërat e liqenit të Pogradecit, ku u mbyt pak minuta më parë.

 

Trupi i tij është transportuar më pas në morgun e Spitalit të Pogradecit, ndërsa vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Sipas raportimeve, 30-vjeçari ndodhej në një varkë pedalinë së bashku me dy persona të tjerë. Teksa po luanin me njëri-tjetrin, raportohet se ai ka rënë në ujë.

 

Nga paniku dhe fakti se nuk dinte të notonte mirë, 30-vjeçari dyshohet se është mbytur, ndërsa dy personat që ndodheshin me të në varkë nuk kanë mundur t’i japin ndihmën e parë.

 

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here


Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments